Flash News

Ditari i Opozitës

Bashkëpunoi me ish-Sigurimin e Shtetit? Meta: Më 1 shtator do të padis Autoritetin e Dosjeve

Bashkëpunoi me ish-Sigurimin e Shtetit? Meta: Më 1 shtator do të

Kryetari i Partisë së Lirisë. Ilir Meta ka paralajmëruar se më 1 shtator do të padisë Autoritetin e Dosjeve.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Meta tha se padia do të fokusohet për nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe për manipulim dhe falsifikim te qëllimshëm. Sipas tij, nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn.

“Lidhur me ëndrrën e fundit të pjellave më të neveritshme të ish-sigurimi dhe partisë së Kristaqit dhe Kolekës ju them se në 1 shtator do të padis penalisht autoritetin e manipulimit të dosjeve për shkelje.

Më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve për shkelje të ligjit organik të dosjeve, për dosjen e qytetarit F. T, për manipulim, shantazh dhe nxjerrjes së materialeve në publik. Juristët e mi po punojnë me këtë qëllim. Nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metaj. Autoriteti i Dosjeve do të paditet për nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe per manipulim dhe falsifikim te qëllimshëm”, tha Meta.

Të fundit