Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Paralajmëron protesta? Basha: Të bëhemi gati t'i tregojmë vendin një orë e më parë njeriut që ndërtoi skemën kriminale

Pas Durrësit, kryetari i PD-së Lulzim Basha është ndalur sot në Lezhë për turin e paralajmëruar lidhur me denoncimet të asaj që ai e konsideron si masakër elektorale, pasi pretendon se ka patur parregullsi dhe shkelje të Kodit Zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit.
Gjatë fjalës së tij, Basha nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa tha se PD premtoi një të ardhme më të mirë për njerëzit dhe këtë do ta arrijmë së bashku.
Kryedemokrati shtoi më tej se kush është lodhur nga kjo betejë dhe është dorëzuar, pranon që fatin e familjes së vet t’ia dorëzojë atyre të cilët në familjen tonë nuk do t’i qasnim kurrë. Sipas tij, përfundimi i kësaj beteje është i pashmangshëm dhe fundi i regjimit Rama-Doshi, është fitorja e Shqipërisë.
Në përfundim të fjalës së tij, Basha iu drejtua qytetarë që të bëhen gati që njeriut që ndërtoi skemën kriminale dhe orkestroi masakrën elektorale të 25 prillit dhe aleatëve të tij kriminel, t’i tregojnë vendin një orë e më parë. Nuk dihet nëse Basha iu kërkoi qytetarëve të bëhen gati për protesta apo zgjedhje të parakohshme.
FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA NË TAKIMIN ME DEMOKRATËT NË LEZHË
Rrethanat në të cilat mblidhemi sigurisht nuk janë ato që kishim planifikuar në të cilat do të mblidheshim së bashku. Por kjo, prapë se prapë nuk na ka penguar të jemi bashkë. Të jemi bashkë dhe të jemi me kokën lartë dhe kjo vlen në radhë të parë për ju drejtuesit e betejës në qarkun e Lezhës dhe vlen për të gjithë demokratet dhe demokratët shqiptarë dhe qindra e mijëra simpatizantë dhe mbështetës të cilët udhëhoqën dallgën për ndryshim më 25 prill. Është fal jush dhe sakrificës tuaj personale, familjare. Sakrificë 8 vjeçare që kjo dallgë shprese dhe besimi tek ndryshimi u ngrit dhe pushtoi Lezhën dhe mbarë Shqipërinë. Është fal jush dhe sakrificës tuaj personale që beteja më e pabarabartë, prapë se prapë nuk ja doli ta ndalte vullnetin e mbi 680 mijë votuesve, duke llogaritur dhe ata votat të cilat u pavleftësuan nga marifeti i Edi Ramës, të koalicionit tonë, të cilët sfiduan frikën, shantazhin, shit-blerjen e votës, kërcënimet me largimet nga puna, joshjen, bandat kriminale dhe votuan për ndryshimin. Asgjë nuk ndodhi rastësisht. Ne e dimë fare mirë si e nisëm këtë betejë. Sikundër e dinim prej momentit të parë se kë kishim përballë. Shumëkush vuri bast se shpresa kishte vdekur, se njerëzit nuk do të çoheshin. E kundërta ndodhi. Tek po vija këtu, i thash Markut, një të vërtetë që e dinë të gjithë: ishte marifeti i ndryshimeve anti-kushtetuese të 5 tetorit dhe ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës në 30 korrik ai që edhe matematikisht i hoqi mandatin e pestë koalicionit tonë në Lezhë. 5 me 2 ja bënë lezhjanët, mirditorët dhe kurbinasit një regjimi që nuk la gjë pa përdor kundër tyre. Nga blerja masive e votave me bandat kriminale, tek shkelja e ditë përditshme e kodit zgjedhor me punësimet e paligjshme, tek shkëmbimi i votës për legalizime, tek vjedhja dhe përdorimi i të dhënave personale, tek shantazhet e drejtpërdrejta për largimin nga puna dhe natyrisht tek përdorimi i kontingjentit kriminal. Por ju e vazhduat këtë betejë çdo ditë e më të fuqishëm, çdo ditë e më të vendosur dhe kjo është arsyeja pse njerëzit na ndoqën. Sepse ata e kuptuan se kjo betejë nuk bëhej për karriget tona. E kam thënë në emrin tuaj dhe në emrin tim që në fillim të fushatës, kjo betejë nuk bëhej për Partinë Demokratike, kjo betejë bëhej për shqiptarët, bëhej për Shqipërinë, bëhej për lezhjanët, për mirditorët, për kurbinasit, për të gjithë shqiptarët. Në këtë betejë ne dolëm ballëhapur para atyre. Pa asnjë pushtet, me bashkinë e vjedhur nga procesi kriminal i 30 qershorit. Me drejtësinë në gjunjë që i lëpihet Arben Ndokës, që jo më kot e lëshuan një javë para zgjedhjeve, njësoj si Altin Hajrit, ja hoqi sekuestron OFL-ja, që në fakt është Operacion Kriminal Negocimi i Edi Ramës me krimin. Jo, jo aspak, përkundrazi, ne u futëm në këtë betejë sepse ne e dinim që shqiptarët donin dhe duan ndryshimin. Që shqiptarët donin dhe duan një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për familjet e tyre. Ndaj, përballë çdo familjeje, përball çdo fermeri, çdo sipërmarrësi të vogël apo të madh, çdo punonjësi në sektorin privat apo publik, përball mjekëve dhe infermierëve, pacientëve dhe familjeve të tyre, arsimtarëve dhe edukatorëve, përball të gjithë operatorëve të ekonomisë shqiptare, studentëve dhe pedagogëve, intelektualëve dhe arsimtarëve, ne dolëm me një program europian me zgjidhje të realizueshme për ta nxjerrë vendin nga 8 vite krizë. Përballë patëm një kundërshtarë i cili njësoj si në zgjedhjet e kaluara nuk belbëzoi dot një fjalinë të vetme për krizën që ka shkaktuar. Asnjë zgjidhje! Asnjë ndjesë! Për javë të tëra, drejtuesit politik dhe kandidatët e Partisë Demokratike më kanë raportuar që Partia Socialiste u zhduk nga fusha, s’kishin më fushatë. Dhe ne e dimë fare mirë se pse. Sepse përballjen e vërtetë politike që meriton një vend normal, një shoqëri normale, që e meritojnë dhe do ta kenë dhe shqiptarët, ata nuk mund të vinin përveçse një bilanci zero negativë të shpunësimit, të emigracionit, të varfërimit, të rritjes së kostos së jetës, të premtimeve të pambajtura, por përdorën çdo dredhi, çdo marifet, çdo grup kriminal. Ja pra kë kishim përball ne, njësoj si në 91-shin, pa asnjë pushtet, të bërë njësh me qytetarët dhe me interesat e tyre, dhe përballë kundërshtari po kështu njësoj si në 91-shin, me të gjitha pushtetet, madje duke rikthyer në jetë sigurimin famëkeq të shtetit me sistemin e patronazhistëve dhe me krimin në krah. Dhe prapë se prapë, me të gjitha mashtrimet, me të gjitha deformimet, me vjedhjen e votës, me milionat e paguara për të blerë varfërinë e shqiptarëve, me kërcënimet dhe shantazhet për largim nga puna të administratës publike, me të gjitha truket dhe pisllëqet, prapë se prapë diferenca midis nesh është një grusht votash që mblodhi një familje e vetme kriminale. Djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit, po pse këta do ta ndalin Shqipërinë të ndryshojë?! Këta do t’i lëmë ne të na bllokojnë rrugën e ndryshimit që kemi nisur bashkë me shqiptarët? Këta do t’ja thyejnë kokën shqiptarëve? T’i marrin nderin, të ardhmen fëmijëve tanë, prindërve tanë. E tyre është Shqipëria? E tyre është Lezha? I kam bërë llogaritë gabim edhe Pjerin Nderu, edhe Ndrec Deda, edhe Arben Ndoka, edhe Ardian Nikulaj, edhe ushtarët e tyre. Regjimi Rama-Doshi nuk do të ketë paqe asnjë çast derisa vala e ndryshimit që kemi ngritur së bashku ta përmbysë. Me të vërtetë ndeshja ndalon kur bëhet një faull, meqë i pëlqen shumë futbolli hajdutit të zgjedhjeve të 25 prillit, siç e dinë të gjithë tifozët e sportit këtu ndonëse unë nuk shquhem, ka kohë që nuk e ndjek dot aq sa dua, por e dimë që kur bëhet një faull nuk mbaron ndeshja. Jepet karton i kuq dhe gjuhet faulli apo penalltia. Me 25 prill nuk ka mbaruar ndeshja. Shqiptarët po e ngrenë dhe do i ngrenë kartonët e kuq. Detyra jonë nuk ka mbaruar. Vala e shpresës për ndryshim nuk mund dhe nuk do të bjerë. As Edi Rama, as Tom Doshi, as Aqif Rakipi dhe as bandat e Durrësit, të Shijakut e të Krujës, të Fushë-Krujës, të Kurbinit e të Lezhës, të Shkodrës, askush tjetër nuk mund ta marrë peng këtë vend. Ne treguam se pa asnjë pushtet, të bërë njësh me qytetarët mund ta ngrinim valën e ndryshimit. Ata po bëjnë çdo përpjekje të na ulin kokën, të na dëshpërojnë, të na përçajnë. Po bëjnë gjithçka të çoroditin opinion publik për ta shitur vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në histori, si një fitore të tyre dhe si një humbje të Partisë Demokratike dhe të opozitës. Jo, 25 prilli është një humbje për Shqipërinë dhe shqiptarët, një humbje e përkohshme e shansit për ndryshim por çdo ditë, çdo javë e çdo muaj deri në rrëzimin e këtij regjimi beteja do të vazhdojë. Sepse, në qoftë se ka diçka tjetër që historia na tregon përveç paraleleve të 91-shit apo 2001-shit është: një që demokratët nuk dorëzohen kurrë siç e treguat edhe ju, demokratët e qarkut të Lezhës dhe e dyta se në orët më të vështira të vendit, shqiptarët nuk kanë asnjë vend tjetër ku të vendosin kokën e tyre përveç se në supin e demokratëve. Nuk kanë asnjë forcë tjetër ku të mbështeten përveçse tek Partia Demokratike. Ndaj, sot është dyfish detyrimi ynë që valën e shpresës dhe të besimit për ndryshim që bashkë e ngritëm ta vazhdojmë, ta bëjmë më të fortë, më të vendosur. Shtëpi më shtëpi, fshat më fshat, lagje më lagje, qytet më qytet, nga jugu në veri asnjë minutë paqe për regjimin Rama-Doshi dhe racën e tyre bastarde të kriminelëve. Është fare e thjeshtë zgjidhja: ose shqiptarët do të ulin kokën para këtij grushti bastardësh, ose të gjithë bashkë do t’i tregojmë vendin dhe do t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Le ta themi fare hapur në familjet tona, prindërit tanë kur kemi qenë fëmijë, ne që sot jemi vetë prindër kemi ushqyer një tjetër model dhe ushqejmë një tjetër model, modelin e ndershmërisë, të dinjitetit e vlerave. A është mëkat ky? A është dobësi kjo? Përpiqen të na bëjnë të besojmë që dobësia jonë është që nuk bëjmë dot aleancë me bandat. Në fakt kjo është forca jonë, kjo është vlera jonë dhe ky është çelësi i betejës që do të vazhdojmë deri në fitore për një arsye fare të thjeshtë se, sado që t’i rreshtojmë emrat nga i pari tek i fundit, ata mbeten një grusht njerëzish që përfaqësojnë llumin e shoqërisë dhe ne të gjithë bashkë, bashkë me mijëra socialistë që njësoj si ne prisnin që 25 prilli të ishte një ditë ndryshimi, nuk mund t’i lëmë një grusht kriminelësh të na e ndalin rrugën që e kemi nisur bashkë. Natyrisht miqtë e mi, Partia Demokratike ka qenë dhe është një shtëpi e madhe ku gjithkush ka dhe do të ketë kontributet e veta, sakrificën dhe lirinë e vetë për shprehjen e mendimit, ka të mirat, gabimet dhe të këqijat e vetes dhe këtu fus këdo duke filluar nga vetja ime. Por në shtëpinë tonë të madhe nuk ka të tepërt. Ndaj, le t’i dëgjojmë, le t’i mirëpresim të gjithë kritikat konstruktivë, idetë dhe konceptet teksa bëhemi gati që mbi 680 mijë shqiptarë që na besuan në valën tonë të ndryshimit t’i udhëheqim në vazhdimin e kësaj beteje deri në fund. Ju e keni patur dhe shumë shpejt do ta keni përsëri të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit dhe drejtuesit tuaj me votë, por tani e gjithë vëmendja jonë duhet të jetë tek mobilizimi i çdo energjie të demokratëve, të mbështetësve tanë të atyre që na besuan pavarësisht nëse janë apo jo votues tanë për t’ia bërë të qartë regjimit Rama-Doshi se për ne ditët e tyre janë të numëruara. Ne nuk do të lëmë asnjë mjet pa përdorur, asnjë formë, asnjë mënyrë, asnjë hapësirë pa çliruar energjinë e jashtëzakonshme dhe dëshirën e njerëzve për ndryshim. Kush është i lodhur nga kjo betejë ka hequr dorë nga Shqipëria, ka hequr dorë nga demokracia, është kthyer vetvetiu në një skllav të Edi Ramës, Tom Doshit, Arben Ndokës me shokë. Kush është lodhur nga kjo betejë është dorëzuar dhe pranon që fatin e familjes së vet, fatin e fëmijëve të vet t’ia dorëzojë atyre të cilët në familjen tonë nuk do t’i qasnim kurrë. Përfundimi i kësaj beteje është i pashmangshëm dhe fundi i regjimit Rama-Doshi, është fitorja e Shqipërisë. Këtë betejë ne e nisëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk e nisëm për veten tonë. Këtë betejë ne e nisëm për lezhjanët, mirditorët dhe kurbinasit, nuk e nisëm për karriget tona. Këtë betejë ne do ta përfundojmë për lezhjanët, për kurbinasit, për mirditorët, për shqiptarët me fitoren e Shqipërisë. Ndaj, ju bëj thirrje që siç jemi mbledhur sot bashkë këtu me kapitenët kryesorë të betejës në qarkun e Lezhës, i ka dhënë një mësim shembullor regjimit me rezultatin e marrë përkundër të gjithë shantazheve kriminale, milionave që derdhën dhe vënies në funksion të fushatës shtetin, njësoj si në kohën e partisë-shtet. Ajo forcë që keni demonstruar, është pjesë e pandashme e shpirtit tuaj, atë s’ua merr dot askush përveç Zotit. Ndaj, le të vazhdojmë bashkë me bashkëluftëtarët tanë, me një ekip të jashtëzakonshëm njerëzish, shpeshherë i padukshëm në sytë e kamerave. Një ekip të jashtëzakonshëm kurajosh, zemrash, shpirtrash, sakrificash me të cilët së bashku zhvilluat këtë betejë dhe arritët të mposhtnit frikën dhe të bashkonit qytetarët e Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit dhe le të bëhemi gati që njeriut që ndërtoi skemën kriminale dhe orkestroi masakrën elektorale të 25 prillit dhe aleatëve të tij kriminel, t’i tregojmë vendin një orë e më parë. Zoti ju ruajt dhe ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38