Flash News

Ditari i Opozitës

“Paralajmëruam greminën”, Majlinda Bregu: PD mori formën e paaftësisë së Bashës

“Paralajmëruam greminën”, Majlinda Bregu: PD mori

Majlinda Bregu, ish ministre e Integrimit në qeverinë ‘Berisha’ ka folur për situatën në Partinë Demokratike.

Në “Intervistë në A2 CNN, kryedemokratin Basha, Bregu e cilëson të paaftë, ndaj e ka të pamundur ta vendosë veten në vendin e tij.

Ju pata paralajmëruar që këtu do të mbërrijmë. Në rregull, edhe kjo të kënaqi për një orë… Ja ta thanë të gjithë të tjerët, po ti nga e dije? Po si e ke thënë? Po ja si ndodhi. Po se karma ka punën e vet, nuk ngatërron adresë asnjëherë.

Domethënë, i kam dëgjuar të gjitha këto gjatë këtyre muajve. Pastaj ndalon dhe thua, unë paskam pasur të drejtë, Jozefina, paska pasur të drejtë, Ridvani, Astriti po ashtu. Paskan pasur që të gjithë të drejtë. Por çfarë bëmë ne të gjithë që kishim të drejtë?

A arritëm dot ne ta ndalonim këtë shkarjen në humnerë? Jo. Ne u munduam ta shpëtonim nga gremina në 2017-ën PD-në. Ne nuk arritëm, pasi ajo që për ne mund të ishte greminë për dikë tjetër mund të ishte trampolinë dhe ja ku jemi sot. Nuk kam pasur ndonjë ndjesi të madhe”, tha Bregu.

E pyetur se si e komenton deklaratën e Bashës, kur thotë, “jam në dispozicion për çdo zgjidhje”, Bregu thotë se “Nuk arrij të kuptoj shumë gjëra, por as nuk mund të them se po të isha unë në vendin e tij do të kisha bërë këtë sepse unë nuk do të kisha qenë kurrë në vendin e tij sot.

Në rast se do të kishte qenë më i aftë do t’i kishte dhënë një formë tjetër partisë, por në rast se partia merr formën e paaftësisë tënde, atëherë do të jemi në këtë situatë që jemi”.

 

Të fundit