Flash News

Ditari i Opozitës

Parashikimi i Ristanit: Basha mund të tërhiqet nga zgjedhjet e 6 marsit, është pakicë

Parashikimi i Ristanit: Basha mund të tërhiqet nga zgjedhjet e 6

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, në vitet 2014-2018, Arben Ristani parashikon një tërheqje të mundshme të kryedemokratit Lulzim Basha nga zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

I ftuar në Top Talk, Ristani thotë se Basha është pakicë dhe se gjithmonë u ka ikur zgjedhjeve me përjashtim të atyre momenteve kur ka bërë pazare në tavolinë.

Ristani: Unë besoj që ne jemi shumë konkurrues dhe me shumë mundësi mund të fitojmë në Shkodër , të njëjtën gjë mund të them për Dibrën, Durrësin . Lushnja ka një kandidat shumë të mirë .

Tani Basha është pakicë ekstreme, për mua me shumë mundësi mund të ketë dhe ndonjë tërheqje në ndonjë moment të caktuar . Këtë e them nga praktika, nga ajo që ka ndodhur më përpara, Basha e ka problem përballjen. Gjithmonë i ka ikur zgjedhjeve me përjashtim të atyre momenteve kur ka bërë pazaret në tavolinë siç ishte 2017. Ai nuk ka as kandidat për të zgjedhur, nuk e mbështet njeri, është një pakicë ekstreme brenda nesh.

 

Të fundit