Flash News

Ditari i Opozitës

Parashikimi i Topallit: Basha do largohet më shpejt seç mendojnë njerëzit

Parashikimi i Topallit: Basha do largohet më shpejt seç

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli shprehet e sigurt se kreu i PD, Lulzim Basha do të largohet shumë shpejt nga drejtimi i partisë.

Unë jam e sigurt se Lulzim Basha do ik shumë shpejt, më shpejt se mund ta mendojnë njerëzit. Ka shumë rrugë, është vulnerabël, është me probleme të mëdha, ai nuk është në gjendje të bëjë transparencë për pasurinë e tij. Ai nuk bën transparencë për asgjë”, tha Topalli  në emisionin “Now” me Erla Mëhillin.

E pyetur nëse e mbështet lëvizjen e nisur nga ish-kryetari i PD-së Sali Berisha, Topalli se “ Qëndrimet nuk i mbaj në varësi të sjelljeve në varësi të një momenti të caktuar. Nëse ka një lëvizje, që synon rikthimin e legjitimitetit të votës, rikthimin e debatit, përpjekjen për ndërtimin e një opozite reale, sigurisht që e mbështes”.


 

Të fundit