Flash News

Ditari i Opozitës

"Paratë e korrupsionit po shkatërrojnë tregun", Meta: Rama po çon në faliment bizneset

"Paratë e korrupsionit po shkatërrojnë tregun", Meta:

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se bizneset e ndershme po falimentojnë dhe sipas tij kjo ndodh, për shkak se në treg ka shumë biznese, që kanë parësor pastrimin e parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Meta: “Bizneset e ndershme po falimentojnë, duke lënë pa të ardhura mijëra qytetarë. Mbyllja e bizneseve godet të gjitha shtresat e shoqërisë. Me këto ritme, në 10 vitet e ardhshme do falimentojnë të gjitha bizneset e ndershme. Rama po përqendron pasurinë tek pak duar. Pastrimi i parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar po shkatërron tregun e lirë.

Gjithashtu, edhe informaliteti është tepër i lartë, jo vetëm në vendin e punës, por edhe në transaksione. Pronat po blihen me para me prejardhje të dyshimtë. Edhe borxhi publik është rritur me shifra alarmuese. Borxhi për banor është rritur thuajse 2-fish”.

Të fundit