Flash News

Ditari i Opozitës

"Paratë e zeza qarkullojnë lirshëm", Bozdo: Qytetarët nuk besojnë më te zgjedhjet

"Paratë e zeza qarkullojnë lirshëm", Bozdo:

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Berat, Eno Bozdo deklaron se qytetarët nuk besojnë më tek zgjedhjet.

Duke folur në Syri TV, sipas tij institucioni ka rënë dhe është manipuluar nga partia në pushtet dhe Edi Rama.

"Ne shkojmë drejt zgjedhjeve me nivelin më të lartë të mosbesimit dhe konfliktualitetit që ka shoqëruar periudhën e tranzicionit, në 10 apo 15 vitet e fundit. Jo vetëm PD, por pjesa më e madhe e opinionit publik beson që institucioni i zgjedhjeve ka rënë dhe është manipuluar nga partia në pushtet dhe Edi Rama.

Çfarë do bënte një opozitë normale në të gjithë botën, minimalja do të kërkonte rregulla të barabarta loje, në rastin e Shqipërisë është e vështirë të arrihet, pasi e dimë kë kemi përballë, por të kërkojmë qeveri teknike, e cila nuk sjell barazi, por sjell një terren që mund të konsiderohet iniciues për zgjedhje të lira", u shpreh Bozdo. 

 

Të fundit