Flash News

Ditari i Opozitës

Parku i Butrintit me konçesion, PD depoziton padi në “Kushtetuese”: Kërkojmë pezullimin e ligjit

Parku i Butrintit me konçesion, PD depoziton padi në

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka çuar në Gjykatën Kushtetuese konçesionin e Parkut të Butrintit. Kërkesa për shfuqizmin e këtij konçesioni është  firmosur nga 36 deputetë.

Plani për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), ngjalli polemika dhe reagime në opinionin publik. I parë me skepticizëm, kritikët vlerësuan se marrëveshja synon të japë me koncesion Butrintin te të huajt.

“Jemi përpara Gjykatës Kushtetuese. Do të depozitojmë padi kundër koncensionit të Butrintit. Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të ligjit se krijojnë dëme të pariparueshme. Kjo padi duhet dorëzuar nga të paktën 28 deputet të kuvendit të Shqipërisë.

 Çështja është me shumë rëndësi, ne kemi ardhur me 36 firma ku 1 është deputeti Dashamir Shehi, 3 të Partisë së Lirisë dhe të tjerat të PD. Lidhet me vjedhjen e pasurisë së përbashkët publike, është një padi e përgatitur nga katër avokatë. Është një padi që do të fitojë Butrinti, do të fitojnë Shqiptarët”, tha Zhupa për mediat.

 

 

Të fundit