Flash News

Ditari i Opozitës

Parlamenti inekzistent, Berisha: Rama refuzon interpelancat, nuk ngrihet asnjë komision hetimor

Parlamenti inekzistent, Berisha: Rama refuzon interpelancat, nuk ngrihet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Foltorja për rolin e zbehur të Parlamentit shqiptar.

Berisha deklaroi se në Parlament për herë të parë në histori nuk po lejohet asnjë komision parlamentar për t’i kërkuar llpgari zyrtarëve për vjedhjet.

Kryedemokrati theksoi se asnjë amendament i propozuar nga qeveria nuk paraqitet në Parlament.

“Në parlament, sovrani ka votuar që këta të kërkojnë llogari qeverisë për qëndrimet e saj. 7 muaj ka që kryehajduti i kombit refuzon në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjet e vendit, çdo pyetje dhe interpelancë në parlament.

Roli i parlamentit është zero, sepse me ligje dhe Kushtetutë, deputetët janë të detyruar të ngrenë komisione hetimore parlamentare për të paraqitur qytetarëve gabimet, fajet, vjedhjet e qeveritarëve. Për herë të parë në histori, asnjë komision hetimor parlamentar nuk lejohet në parlament.

Parlamenti është vendi ku deputetët paraqesin ligje, amendamente në emër të interesit të qytetarëve. Asnjë amendament, asnjë ligj i paraqitur nga opozita nuk paraqitet në parlament. Por, ky parlament përfaqëson vetëm kusarët dhe është përjashtuar opozita në çdo përfaqësim të tij”, deklaroi Berisha.

Të fundit