Flash News

Ditari i Opozitës

Partia Demokratike dënon me forcën projektin e shtetit Islamik Bektashinj brenda territorit të Shqipërisë

Partia Demokratike dënon me forcën projektin e shtetit Islamik

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama për shpalljen të shtetit islamik në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha e ka quajtur këtë akt një thikë pas shpine për besimin mysliman dhe një veprim të madh antikombëtar.

Partia Demokratike, ka theksuar Berisha, do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të tolerancës fetare dhe do të respektojë me rigorozitet parimin e ndarjes së shtetit nga feja. Po ashtu, ai ka garantuar bektashinjtë dhe të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri se kjo forcë politike nuk do të njohë akte të tilla që bien ndesh me interesat kombëtare.

Postimi i plotë:

Shpallja e shtetit islamik nga Edi Rama është thikë pas shpine ndaj besimit mysliman në Shqipëri dhe një akt madhor antikombëtar!

Klerikët patriotë bektashinj kanë luftuar për sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe jo kurrë për principata fetare, sepse ishin atdhetarë të flaktë dhe jo trafikantë e tradhtarë antishqiptarë.

Me këtë akt antikushtetues, ky antishqiptar i damkosur kërkon të fusë në Shqipëri përçarje të thellë fetare, të përdorë territorin e Shqipërisë si pronë private të tij dhe grupeve antishqiptare që përfaqëson dhe të krijojë një epiqendër të trafiqeve kriminale ndërkombëtare.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe projektin e shtetit Islamik Bektashinj brenda territorit të Shqipërisë dhe garanton bektashinjtë shqiptarë dhe të gjitha komunitetet tona fetare se ajo, duke respektuar me rreptësi parimin e ndarjes së shtetit nga feja, do qëndrojë në krah të tyre e palëkundur në mbrojtje të harmonisë dhe tolerancës së shkëlqyer fetare të kombit tonë dhe nuk do njohë kurrë krijesa të tilla antikushtetuese e antishqiptare. sb

Të fundit