All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Partia Demokratike feston mes mbështetësve 34-vjetorin e themelimit

All - Paragraf - 1

Partia Demokratike feston mes mbështetësve 34-vjetorin e themelimit

Partia Demokratike, forca e parë opozitare në Shqipëri, festoi sonte mbrëma 34-vjetorin e themelimit të saj.

All - Paragraf - 3

Në një aktivitet në Hotel Tirana pjesëmarrës ishin kryetari Sali Berisha, deputetë të Grupit Parlamentar, drejtues politikë nga mbarë vendi, si dhe qindra simpatizantë.

Partia Demokratike feston mes mbështetësve 34-vjetorin e themelimitPartia Demokratike feston mes mbështetësve 34-vjetorin e themelimit

Në 34 vjetorin e themelimit Berisha ka mbajtur fjalën përshëndetëse në ceremoninë e organizuar për këtë ditë të rëndësishme për të gjithë demokratët shqiptarë e jo vetëm.

Berisha bëri një renditje kronologjike të ngjarjeve dhe personaliteteve që bën ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri. 

Partia Demokratike feston mes mbështetësve 34-vjetorin e themelimitPartia Demokratike feston mes mbështetësve 34-vjetorin e themelimit

Po ashtu, Berisha premtoi se rikthimi i Partisë Demokratike në pushtet për herë të tretë do të jetë fati i bardhë i vërtetë i shqiptarëve. ‘Me këtë duhet thënë se gjendemi në pikën kyçe të betejës sonë. Ditët tona të këqija janë tashmë e shkuara. Beteja jonë për shpëtimin e opozitës u krye, e fituam atë betejë. Tani jemi në betejën për shpëtimin e Shqipërisë’, theksoi Berisha në ceremoninë e 34 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, garantoi demokratët se bashkë me ta janë shqiptarët, ndërkombëtarët dhe Zoti. Në fund të fjalës së tij në ceremoninë e 34 vjetorit të themelimit të PD-së, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe t’i bashkohen demokratëve dhe opozitës, në mosbindjen civile më të fuqishme në datë 23 dhjetor.

Të fundit