Flash News

Ditari i Opozitës

Partia Demokratike me 4 nënkryetarë të rinj, cili është ekipi i ri i Lulzim Bashës

Partia Demokratike me 4 nënkryetarë të rinj, cili është

Selia blu ka bërë disa ndryshime dhe rikonfirmime pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Pas 8 viteve në karrigen e nënkryetarit të PD-së, Edmond Spaho dhe Edi Paloka nuk do ta kenë më këtë post në shtator.

Në vendin e tyre do të jenë Enlekejd Alibeaj, i cili do të propozohet edhe si nënkryetar i Kuvendit, dhe Alfred Rushaj i cili krahas postit të nënkryetarit do të jetë edhe kryetar i Grupit Parlamentar.

Partia Demokratike me 4 nënkryetarë të rinj, cili është

Jorida Tabaku, që do të angazhohet në marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe Grida Duma, do të jenë po ashtu nënkryetare të PD-së. Në postin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, rikonfirmohet Gazmend Bardhi.

Partia Demokratike me 4 nënkryetarë të rinj, cili është

Ende nuk janë bërë publik emrat që do të jenë në krye të sekretariateve të tjera të rëndësishme për organizimin e partisë demokratike përfshirë sekretarin organizativ, sekretarin për çështjet ligjore, sekretarin për çështjet zgjedhore apo atë për burimet njerëzore.

Të fundit