Flash News

Ditari i Opozitës

“Rivendoset pika mbi i”, Partia Demokratike regjistrohet në KQZ me Sali Berishën si kryetar

“Rivendoset pika mbi i”, Partia Demokratike regjistrohet në KQZ

Pas një sage të gjatë për çështjen e përfaqësimit zyrtar, Partia Demokratike e Shqipërisë është regjistruar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me emrin e Sali Berishës si kryetar.

Kërkesa për regjistrim është depozituar nga vetë Berisha, duke u paraqitur si kryetar i partisë dhe duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm pranë KQZ-së.

“Rivendoset pika mbi i”, Partia Demokratike regjistrohet në KQZ

Ky hap vjen pas një periudhe të gjatë përplasjeje ligjore dhe institucionale brenda Partisë Demokratike, ku palë të ndryshme kanë pretenduar drejtimin e saj.

Regjistrimi në KQZ është një zhvillim kyç për PD-në, ndërsa vendi po i afrohet zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Ndërkohë, KQZ pritet të shqyrtojë të gjitha aplikimet për regjistrim brenda afateve të përcaktuara ligjore.

Të fundit