Flash News

Ditari i Opozitës

"Partia duhet të pastrohet", Këlliçi debat me Sulën: Zëdhënësi i PD ka qenë sot Taulant Balla

"Partia duhet të pastrohet", Këlliçi debat me

Ndarja në dy kampe e opozitës dhe kundërshtimet për rregulloren e Parlamentit, kanë përplasur deputetët Belind Këlliçi dhe Dashnor Sula.

Të ftuar në emsionin "Now me Erla Mëhillin", Këlliçi u shpreh se anormaliteti i vetëm është fakti që ai personalisht, ka një mendim ndryshe nga kryetari. Ndër të tjera, Këlliçi shtoi se sot zëdhënësi i PD-së u bë Taulant Balla.

“Anormaliteti i vetëm është që unë kam mendim të ndryshëm nga kryetari. Kam marrë 11600 vota për PD, nuk mund të më largojnë nga grupi.  Ka dalë sot Taulant Balla të ka mbrojtur. Zëdhënësi i PD ka qenë sot Taulant Balla”, tha Këlliçi.

Ndërsa, për deputetin Dashnor Sula e ka cilësuar si një akt normal përjashtimin e tyre nga grupi i deputetëve.

“Kryesinë nuk e ke, kryesia është me institucionin, jo me Bashën. Kurrë nuk do dal t’i gjuaj partisë me gurë. PD do ngrihet më e fortë për sa kohë do ikin elementët e dhunshëm, partia duhet të pastrohet. Kushdo që akuzohet për korrupsion duhet të shkëputet nga PD”, tha Sula.

Të fundit