Flash News

Ditari i Opozitës

Partia e Lirisë: Autoriteti i Dosjeve nuk i ka dorëzuar kurrë Metës dosje të ish-Sigurimit, të sqarojë kush është I.M

Partia e Lirisë: Autoriteti i Dosjeve nuk i ka dorëzuar kurrë                                

Partia e Lirisë i ka kërkuar Autoritetit të Dosjeve të sqarojë se kush është personi I.M , i cili sipas dokumenteve të publikuara në 19 shtator 2019 kishte bërë një kërkesë drejtuar këtij autoriteti në lidhje me dokumentet që gjendeshin në emër të tij në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për Marrëdhënien me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka shprehet se I.M nuk ka asnjë lidhje me ish presidentin Ilir Meta dhe i bën thirrje Autoritetit të Dosjeve që të sqarojë se për cilin person bëhet fjalë.

“Lidhur me vendimin 227, datë 17.5.2022, të Autoritetit të Dosjeve, të publikuar sot në media, konfirmojmë zyrtarisht se:

Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim.

Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij, z.Ilir Rexhep Meta një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M

Vendimi i Autoritetit të Dosjeve, siç rezulton nga vendimi i është dorëzuar shtetasit I.M, që e ka kërkuar, në një "datë historike", 17 majin e martesës Rama-Basha, por kurrë z.Ilir Rexhep Meta.

Ky vendim provon se Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M.

I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve, që me një e-mail anonim justifikon këtë lojë të pështirë institucionale, politike dhe mediatike, kur e di shumë mirë brendinë e dosjes dhe pasojat e saj, të sqarojë menjëherë kush është shtetasi I.M. ASGJË NUK E NDAL REVOLUCIONIN ANTIKORRUPSION!”, shprehet Caka.

Partia e Lirisë: Autoriteti i Dosjeve nuk i ka dorëzuar kurrë

Të fundit