Flash News

Ditari i Opozitës

Partia e Lirisë denoncon ujësjellësin e Memaliajt: Nisën punimet pa shpallur fituesin e tenderit

Partia e Lirisë denoncon ujësjellësin e Memaliajt: Nisën

Partia e Lirisë ka denoncuar qeverinë Rama se ka abuzuar me investimet për ujësjellësin e Memalijat.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një dalje për mediat krah kreut të PL, Ilir Meta tha se punimet nisën ende pa u shpallur fituesi i tenderit dhe dy ditë para se të zhvillohej prokurimi, ku do të shpallej dhe kompania fituese.

Sipas Vasilit, Rama e përdori projektin për fushatën e 25 prillit.

“Është investim 4 miliardë, i cili është bërë publik fillimi i punimeve më 7 prill, pak ditë para fushatës elektorale të 25 prillit 2021. Çuçi deklarojnë se ky investim po fillonte dhe ka shkuar ta inspektojnë. E patë vetë tabelën e madhe. Në fakt Rama siç dihet grabitqar dhe hajdut, shkon të inauguroj një investim që s’ka mbaruar akoma. Ku e vërtetoni ju? Me dokumentin e agjencisë të prokurorimit publik.

Fituesi shpallej me datë 9, ata shkuan në datë 7. Kontrata për të filluar punimet është lidhur më 9 qershor, 2 muaj e gjysmë më vonë. Tenderat nuk ekzistojnë. Me datë 7 kanë filluar inaugurimin. Ministri i Brendshëm deklarojnë se kanë lidhur kontrata, ndërkohë që është lidhur 2 muaj e gjysmë më para. Kjo ishte nga më rastet më flagrantet", tha Vasili. 

Të fundit