Flash News

Ditari i Opozitës

Partia e Lirisë: Të gatshëm të krijojmë një konsensus të gjerë për forcimin e opozitarizmit

Partia e Lirisë: Të gatshëm të krijojmë një

Komitetit Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë ka miratuar qëndrimet politike të mbledhjen që u mbajt pasditen e sotme.

Në takim u vendos ndër të tjera se PL është e gatshëm të krijojë një konsensus të gjerë për forcimin e opozitarizmit.

Po ashtu, Partia e Lirisë u bën thirrje të gjithë forcave opozitare t’i bashkohen këtij qëllimi, në funksion të mbrojtjes së demokracisë, pluralizmit politik dhe fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Partia e Lirisë, si një nga tre forcat kryesore politike, vlerëson se forcimi i opozitarizmit dhe konsolidimi i opozitës nuk është një çështje e partive, anëtarësise apo liderëve të tyre, por një çështje themelore e ekzistencës së demokracisë dhe pluralizmit.

Partia e Lirisë, si një nga tre forcat kryesore politike, është e bindur se çdo kontribut për forcimin e opozitarizmit fillon me forcimin e vetë Partisë së Lirisë, në zgjerimin e mbështetjes së saj qytetare dhe përfaqësimin e qytetarit dhe fermerit të thjeshtë, të mësuesit e mjekut, profesionistit e biznesmenit që bazohet në punën e ndershme, të pedagogut e studentit, të veteranit e pensionistit.

Partia e Lirisë është e angazhuar të përfaqësojë të papërfaqësuarin, të kthejë besimin tek i zhgënjyeri, angazhimin tek indiferenti, optimizmin tek i riu.

Partia e Lirisë ka gatishmërinë dhe vendosmërinë për të kontribuuar me luajalitet dhe përkushtim në krijimin e një konsensusi të gjërë për të garantuar përfaqësimin e qytetarëve dhe forcimin e opozitarizmit.

Partia e Lirisë është e gatshme të kontribuojë në konsolidimin e një organizimi konsensual dhe solid të të gjitha forcave opozitare për të përgatitur e paraqitur përpara shqiptarëve zgjidhjen politike që do t’u kthejë atyre sovranitetin e zgjedhjeve të lira pa presion e shantazhe, do t’u kthejë qeverisjen e përkujdesur e llogaridhënëse, do të kthejë të larguarit dhe do të shpejtojë integrimin në Evropë, duke fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Partia e Lirisë është e vendosur që në funksion të këtij qëllimi të mirëpresë çdo kontribut nga brenda dhe jashtë politikës që do t’i shërbejë një konsensusi, pjesëmarrjeje e përfaqësimi sa më të gjerë të forcave opozitare, duke filluar që nga votuesi i thjeshtë e deri në nivelin më të lartë të drejtimit të saj.

Partia e Lirisë, si një nga tre forcat kryesore politike, u bën thirrje të gjithë forcave opozitare t’i bashkohen këtij qëllimi të lartë, në funksion të mbrojtjes së demokracisë, pluralizmit politik dhe fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, thuhet në deklaratën e Komitetit Drejtues të PL.

Të fundit