Flash News

Ditari i Opozitës

Partia e Lirisë në Kamëz: Janë 900 mijë nxënës që kërkojnë një shkollë të re

Partia e Lirisë në Kamëz: Janë 900 mijë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në ditën e parë të vitit të ri shkollor ndodhet në Kamëz në shkollën “Ibrahim Basha”. ku dyert e shkollës nuk janë hapur ende për nxnësit.

Xhixho kërkoi të dijë se në çfarë date përfundon projekti i nisur që në muajin mars, ndërsa shtoi se bashkia është duke bërë propagandë.

“Janë 900 nxënës të cilët meritojnë të kenë një shkollë të re sa më parë. Kush është projekt i kësaj shkolle. Në çfarë date përfundojnë punimet. Që në mars nuk është bërë asnjë punim. Ka një kosto shtesë pasi përdoret furgoni.  Kur qytetarët do të kenë shkollën e tyre. Është e patolerushme që qytetarët të mos dëgjohen. Ndërkohë që Rilindja bën sondazhe, por kjo është propaganda e bashkisë”, tha Xhixho.

Të fundit