Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Partia e Lirisë nis takimet derë më derë/ Blushi: Jemi në gjendje lufte me narkoregjimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se, Partia e Lirisë do të përshkallëzojë aksionin opozitar në terren, në luftë kundër “narkoregjimit”.
Gjatë një takimi me drejtuesit kryesorë të Partisë së Lirisë në Njësinë Nr.5, në Tiranë, ai përgëzoi angazhimin e anëtarësisë për të kontributin në këto ditë të vështira jo vetëm për opozitën, por për të gjithë vendin.
Blushi foli për nisjen e takimeve derë më derë dhe fitore të opozitës në 2025.
“Jemi mbledhur sot në këtë takim që përkon me një ditë të shënuar, 35-vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, një ngjarje e cila rikthehu 35 vite më parë lirinë, Shtetin e së Drejtës dhe të drejtat e njeriut jo vetëm në gjysmën e shtypur të Europës, por vecanërisht edhe në vendin tonë që ka përjetuar një nga diktaturat më të egra të Kontinentit, ngjarje e cila na kujton sot rëndësinë e luftës së pakompromis dhe të vendosur në mbrojtje të këtyre vlerave në mënyrë që regjimet autoritare të mos kenë më vend në Shqipëri.
Për fat të keq, sot Shqipërinë e ndan nga Europa një tjetër mur, që është muri i Narkoregjimit të instaluar me dhunë nga Edi Rama dhe sigurisht edhe nga Narkodrejtësia në shërbim të tij, që sot janë shndërruar në armikun kryesor dhe më të egër të lirive, të të drejtave dhe të dinjitetit njerëzor, përgjegjëset kryesore të vrasjes së shpresës së qindra e mijëra shqiptarëve që vijojnë edhe sot të largohen nga vendi.
Sikundër e theksuan edhe kolegët e mi të nderuar, Partia e Lirisë është sot në gjendje të jashtëzakonshme. Jemi në një gjendje lufte me Narkoregjimin, që vetëm pak javë më parë rrëmbeu në mënyrë kriminale dhe terroriste, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të cilin sot e kanë izoluar në mënyrë ekstreme”, tha Blushi.
Ai theksoi se mafia në pushtet çdo ditë vazhdon të minojë interesat kombëtare dhe publike duke marrë peng edhe të ardhmen europiane të vendit, të të rinjve dhe të rejave që siç e theksova, shohin të vetmen shpresë largimin nga vendi.
“Sot Partia e Lirisë ndodhet nën një agresion të pashembullt, nën një terror dhe sulm të pabesë nga ky regjim kriminal, nga kjo juntë sorosiane, që ka instaluar Edi Rama edhe me ndihmën e Narkodrejtësisë.
Rrëmbimi terrorist i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka patur për qëllim thjesht izolimin e tij por synon rrëmbimin mafioz të Partisë së Lirisë, një përpjekje që do të përfundojnë në koshin e plehrave sepse Partia e Lirisë është partia e patriotëve dhe nuk do të jetë kurrë Partia e Tradhtisë.
Qindra mijëra anëtarë të kësaj force politike janë gati të paguajnë çdo çmim dhe të mbrojnë edhe me gjakun e tyre këtë forcë patriotike, e cila sot i prin betejës Kombëtare për çlirimin e vendit nga Narkoregjimi. Përgjigjia jonë e vetme në këtë situatë, duhet të jetë vetëm përshkallëzimi i aksionit tonë opozitar në terren”, tha sekretari i përgjithshëm i PL.
Sipas tij, “Partia e Lirisë pavarësisht dëmeve kolosale që ka pësuar në të kaluarën e afërt, nga akti skandaloz i djegies së 19 mandateve, nga fryma e nepotizmit dhe për fat të keq, deri edhe në marrjen peng të disa prej ish-drejtuesve tanë nga SPAK dhe regjimi, me vendimet shumë të drejta të marra në Konventën historike të 27 Prillit e ka nisur prej muajsh riorganizimin e saj kapilar nga organizata më e thjeshtë bazë në fshatin më të largët të vendit me qëllimin e vetëm për të dalë shumë herë më e fortë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm”.
“Ju ftoj të gjithëve të mos humbim asnjë minutë kohë, por të vazhdojmë me qëndrestarët dhe patriotët e vërtetë të mbrojnë me çdo çmim dhe sakrificë dhe të luftojmë edhe më ashpër për kauzat tona dhe interesin kombëtar.
Nuk ka sot shqiptar që nuk e kupton se e vetmja arsye pse është izoluar me këtë masë ekstreme Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, President i Partisë së dytë opozitare në vend dhe ish-President i Republikës është një shërbim i neveritshëm që Altin Dumani dhe SPAK i bën sot Narkoregjimit të Edi Ramës në mënyrë që të sundojë në kurriz të shqiptarëve edhe për një mandat tjetër.
Ndaj unë sot ndaj me ju krenarinë tonë të përbashkët, që më shumë se kurrë jemi solidarë dhe në mbështetje të palëkundur me Presidentin e burgosur politik të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili edhe pse i izoluar po lufton me bindje dhe me vullnet edhe më të fuqishëm se më parë për të bashkë me ne rrëzuar këtë juntë sorosiane që ka kolonizuar Shqipërinë dhe e ka shndërruar në një Narkoshtet, i vetmi Narkoshtet në historinë e Europës, sepse ky Kontinent nuk ka njohur kurrë më parë një Shtet të drejtuar dhe të kapur për fyti nga krimi i organizuar dhe nga trafikantët e drogës”, deklaroi Blushi.
Ai tha më tej se “Presidenti Meta është sot në burg politik për shkak të bindjeve të tij, të vullnetit dhe qëndrimeve të palëkundura, parimore, institucionale dhe politike si dhe të kërcënimit që përfaqëson për këtë regjim mafioz që ka si të vetmen agjendë kryesore shpopullimin e vendit dhe zhbërjen e identitetit kombëtar dhe cënimin e interesave kombëtare siç është edhe shitja e qëllimshme e Detit, një tradhëti Kombëtare apo sic është shitja e çështjes së Kosovës nëpërmjet projektit të ndryshimit të kufijve të Kosovës apo siç e kemi parë të gjithë mbështetjen e Edi Ramës për ‘Ballkanin e Hapur’ që nuk ka patur asnjë qëllim tjetër vetëm zhbërjen e Kosovës”.
“Jam krenar që sot bashkë me ju drejtuesit me integritet dhe patriotë të Partisë së Lirisë në Njësinë Nr.5 dhe sigurisht bashkë me të gjithë drejtuesit tanë në të gjithë Tiranën dhe në mbarë vendin, jemi më të vendosur se kurrë për të shumëfishuar përpjekjet tona për të çuar përpara kauzat tona shumë të drejta dhe kombëtare.
Siç me të drejtë ka theksuar së fundmi edhe Presidenti Meta, kjo është maratonë dhe ne do ta fitojmë për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga kjo bandë që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as Konventa Europiane të të drejtave të njeriut dhe as llogaridhënie.
Partia e Lirisë do të jetë gjithmonë një kështjellë e patriotizmit dhe interesit kombëtar dhe do të mbetet një kështjellë e madhe për të gjithë patriotët e vendosur në mbrojtje të sovranitetit të popullit shqiptar dhe të shtetit tonë, si edhe kundërshtare më e ashpër dhe më të vendosur përballë Narkoregjimit sorosist.
Ndaj nga kjo betejë, unë jam i bindur se ne do të dalim shumë më të fuqishëm, por tani kryefjala mbetet organizimi në terren.
Është koha të organizohemi shumë fort, shumë herë më shpejt si dhe të intensifikojmë shumëfish aksionin tonë politik”, tha Blushi.
Ai shtoi më tej se “të gjithë kemi për detyrë t’i prezantojmë derë më derë, jo vetëm njësinë Nr.5, por në të gjithë Tiranën dhe në mbarë vendin, 5 prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus, sepse jam i bindur se orteku i fitores në Tiranë dhe Ndryshimi i shumëpritur do të nisë pikërisht nga Njësia Nr.5. dhe se ky Ortek, shpejtësia e të cilit vetëm rritet do të çlirojë shumë shpejt edhe Shqipërinë një orë e më parë nga kjo tirani që prej 11 vitesh i ka marrë frymën duke e renditur vendin tonë në të gjitha rekordet më të zeza sa i përket korrupsionit, rryshfetit, mungesës së Shtetit ligjor, lirisë së fjalës apo degradimit dhe pikjatës që ka marë ekonomia e vendit”.
“Fitorja jonë e sigurt dhe e padiskutuar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jetë fitorja e qytetarëve, sepse për ne, si forcë politike dhe patriotike ,të parët janë qytetarët.
Ne kemi një alternativë konkrete të mirëqeverisjes, nëpërmjet 5 prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus nga të cilat fitojnë të gjithë shqiptarët sepse nëpërmjet tyre ne u japim mundësinë reale, të prekshme, për të jetuar me dinjitet dhe në mirëqenie në Atdheun e tyre”, tha ai.
Blushi theksoi dhe njëherë 5 prioritetet kryesore të politikave.
“1. Ndalimi i shpopullimit të vendit, që prek çdo familje shqiptare;
2. Rritja e pensioneve dhe pagave, që ndihmon çdo familje shqiptare;
3. Investimi në arsim dhe kapital njerëzor, që është garancia për të ardhmen e këtij vendi;
4. Bujqësia, ushqimi dhe reduktimi i kostos së jetesës;
5. Shqipëria eksportuese e energjisë;
5 prioritetet tona janë vërtet ambicioze, por edhe shumë reale për t’u arritur, sepse ne jemi më të vendosur se kurrë për ta vendosur qytetarin si përfituesin e vetëm direkt të rritjes ekonomike dhe në qendër të politikave tona.
Ndaj ne duhet të shumfishojmë përpjekjet tona, të intensifikojmë aksionin tonë në terren në këtë luftë pa kompromis kundër këtij Narkoshteti dhe kundër të gjitha atyre politikave antisociale, që janë ndërmarë këto 11 vite, në mënyrë që të garantojmë jo vetëm përmbysjen dhe ndryshimin e shumëpritur , por edhe për t’i rikther Shqipërisë atë dinjitet dhe mirëqënie që meritojnë të gjithë shqiptarët.
Ndaj ju falenderoj edhe njëherë për të gjithë angazhimin tuaj dhe për shembullin e vecantë që jepni në këtë situatë të vështirë por që siç e thashë do të përmbyllet me fitoren tonë të padiskutueshme”, tha Blushi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38