Flash News

Ditari i Opozitës

Partia e Lirisë nxjerr fakte te reja: Si u bë punonjësi i inceneratorëve pronar në Mal të Zi

Partia e Lirisë nxjerr fakte te reja: Si u bë punonjësi i

Partia e Lirisë ka nxjerrë fakte të reja për të ashtëquajturën aferë e inceneratorëve. Në një konferencë Brisida Shehaj, koordinatore kombëtare e luftes kundër korrupsionit në Partinë tregoi sesi janë krijuar firma në Malin e Zi dhe një punonjës i inceneratorit të Elbasanit, me iniciale E.B., është bërë pronar.

“Bëhet fjalë për një punonjës që ka nisur karrierën e tij në inceneratorin e Elbasanit, bëhet fjalë për punonjësin E.B i datëlindjes 1993. Filloi me një kontratë huaje që bëhet fjalë për 500 mijë euro të dhënë nga kompania Integrity për këtë punonjës.

Më pas është kontrata e qirasë dhe ajo e revokimit që kjo kompani i jep tokën 8500 metra katror dhe më pas e revokojnë këtë kontratë. Më pas kemi kontratën që kompania e shet tokën 8500 metër tek ky punonjës 195 mln lekë të vjetra.

Më pas kemi një certefikatë pronësia. Kemi një prokurorë të përgjithshme në 22 shkurt dhe në 25 shkurt kur këtij personi i jepet e drejta të bëjë transkasione.

Kemi prokurë që ky zotëria autorizon dy individë malazezë për të hapur një kompani në Mal të Zi. Zoti punonjës nga një punonjës i thjeshtë u bë pronar me tokë, mori para nga shteti dhe nga fondet e BE dhe del pronar në Mal të Zi”, tha Shehaj.

Kjo e fundit i bëri thirrje SPAK, që të hapë regjistrin e noterëve dhe të shohë, jo vetëm këtë punonjës, por edhe emra të tjerë në hetim apo të arrestuar që kanë hapur kompani në Mal të Zi përmes këtij procesi me prokurë të bërë në Shqipëri.

 

Të fundit