Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi nga Drejtoria e Policisë: Akt terrorist nga Altin Dumani, do të marrin përgjigje

Blushi nga Drejtoria e Policisë: Akt terrorist nga Altin Dumani, do të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pas arrestimit të kreut të kësaj partie, Ilir Meta, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të mirëfilltë terrorist. Përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Blushi akuzoi kryetarin e SPAK, Altin Dumani, për organizimin e një ndalimi që synon, sipas tij, eliminimin e opozitës.

Blushi tha se arrestimi i Metës nuk është i lidhur vetëm me çështje ligjore, por ka prapavijë politike që përfshin mbrojtjen e sovranitetit të Shqipërisë dhe luftën kundër "bandës së Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit." Ai shtoi se strukturat që kryen arrestimin, përfshirë forcat speciale me maska, kanë vepruar në mënyrë të paligjshme dhe terroriste, dhe opozita do të përgjigjet ashpër ndaj këtij akti.

Blushi gjithashtu paralajmëroi se opozita e bashkuar do të kundërpërgjigjet fuqishëm ndaj kësaj lëvizjeje, duke e quajtur atë një përpjekje për të marrë peng liderin e tyre dhe për të goditur opozitën në Shqipëri.

Të fundit