Flash News

Ditari i Opozitës

Partia e Lirisë regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 11 majit, Blushi: Fitorja do të jetë historike!

Partia e Lirisë regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 11 majit,

Partia e Lirisë ka depozituar sot kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Kërkesa është bërë në përputhje me kërkesën e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, Tedi Blushi ka njoftuar regjistrimin e partisë dhe ka theksuar se kjo është një hap i rëndësishëm për të realizuar ndryshimin e kërkuar nga qytetarët.

Blushi u shpreh se fitorja e Partisë së Lirisë do të jetë masive, duke theksuar programin e partisë për të larguar qeverinë aktuale dhe për të rivendosur shpresën dhe zhvillimin në vend.

Votat për Ilir Metën, Partinë e Lirisë dhe programin tonë të shkëlqyer “5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus”, që i jep fund shpopullimit dhe varfërisë, do të jetë masive për të realizuar ndryshimin historik dhe fitoren e padiskutueshme të opozitës,” shkruan Blushi në postimin e tij.

Partia e Lirisë regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 11 majit,

Të fundit