Flash News

Ditari i Opozitës

Partia e Lirisë takim në Milano, Meta: 11 Maji është mundësia historike për të ndëshkuar Ramën

Partia e Lirisë takim në Milano, Meta: 11 Maji është

Përfaqësues të Partisë së Lirinë kanë zhvilluar një takim me shqiptarët në Milano.

Në një mesazh të tijin, presidenti i PL-së, Ilir Meta, është shprehur se, shqiptarët kanë mundësinë e tyre historike për të ndëshkuar atë që i ka larguar nga Shqipëri.

Reagimi i kreut të PL, Ilir Meta:

Takim i mrekullueshëm i Partisë së Lirisë me diasporën në Milano.

Me përfaqësuesit e komunitetit të dashur të shqiptarëve në Milano, drejtuesit e Partisë së Lirisë, prezantuan sot 5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus dhe në veçanti Programin tonë të shkëlqyer për përfshirjen dhe pjesëmarrjen më aktive të diasporës në proceset vendimmarrëse në Shqipëri!

U bëj thirrje të gjithë njerëzve tanë në diasporë të regjistrohen sa më parë, se 11 Maji është mundësia e tyre historike për të ndëshkuar me votë atë që i largoi qëllimisht, që i la prindërit e tyre me pensione mjerane, që u zhvlerëson çdo ditë edhe remitancat që  dërgoni për prindërit me 50% të vlerës së tyre.

Çdo votë e juaja është votë për rotacionin, për ndryshimin dhe për shpëtimin e shumëpritur të Shqipërisë nga Narkoshteti që dëboi në emigrim mbi 1 milion shqiptarë!

 

Diaspora jonë e hershme dhe e re është krenari dhe pasuri e çmuar kombëtare, prioritet i Partisë së Lirisë!

Të fundit