Flash News

Ditari i Opozitës

Pas 30 prillit dhe negociatat për presidentin/ Alibeaj thërret nesër grupin parlamentar të PD

Pas 30 prillit dhe negociatat për presidentin/ Alibeaj thërret

Enkelejd Alibeaj ka thirrur nesër në mbledhje Grupin Parlamentar të PD.

“Përshëndetje! Nesër në orën 17:00 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi. Faleminderit!”, thuhet në mesazhin e Alibeajt për deputetët

Kujtojme se kjo mbledhje vjen pak dite nga Kuvendi i 30 prillit i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ku u zgjodh edhe Këshilli i ri Kombëtar, ndërsa sot vetë Alibeaj ishte pjesë e bisedimeve me maxhorancën, ku vendosën që mbledhja e konferencës së Kryetarëve të shtyhet me datë 10 maj, për të përcaktuar datën për raundin e parë të votimeve për presidentin e ri.

Kujtojmë po ashtu, se "Rithemelimi” nuk e njeh më Enkelejd Alibeajn si kryetar të Grupit Parlamentar demokrat, pasi Kuvendi Kombëtar i PD-së në 30 prill ka shpallur vakancën për postin e kreut të grupit parlamentar të kësaj force politike.

 

Të fundit