Flash News

Ditari i Opozitës

Pas arrestimit të Lefter Kokës, Kryemadhi dorëzon në SPAK materiale shtesë për inceneratorët

Pas arrestimit të Lefter Kokës, Kryemadhi dorëzon në SPAK

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dorëzuar në SPAK materiale të tjera shtesë, sipas së cilës,  provojnë abuzimet në lidhje me aferën e inceneratorëve.

LSI bën me dije se materialet shtesë që i dorëzohen SPAK-ut janë për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit. Në shkresën e dorëzuar në SPAK, kryetarja e LSI-së shprehet se mbetet e hapur për të bashkëpunuar për një hetim sa më objektiv të kësaj çështjeje.

Një ditë më parë,  Kryemadhit tha se nuk ka VKM që miraton miliona euro brenda ditës pa ‘OK’ e Ramës.  Në një postim në Facebook, Kryemadhi ndau foton e padisë së dorëzuar ndaj ish-ministrit dhe të tjerëve të akuzuar, duke shtuar ka edhe shumë të tjerë të përfshirë, majtas e djathtas.

Më herët, Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar tre padi, të shoqëruara me dokumente për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe Fierit.

Kjo lëvizje e Kryemadhit vjen pas arretsimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Ky i fundit ka qenë pjesë e LSI-së, por më pas u ribashkua me PS-në, me siglën e së cilës garoi në zgjedhjet e 25 prillit.

Pas arrestimit të Lefter Kokës, Kryemadhi dorëzon në SPAK

Të fundit