Flash News

Ditari i Opozitës

Pas Burrelit, ku do të ndalojë nesër ‘Foltorja’ e Berishës

Pas Burrelit, ku do të ndalojë nesër ‘Foltorja’ e

Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë nesër ‘Foltoren’ e radhës në Kuçovë. Berisha ka ftuar të gjithë demokratët të bëhen pjesë e takimit.

“Njoftim

Neser diten e enjte me daten 25 nentor ne ora 17:00 ne Kinemane e qytetit Kuçove do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj te gjithe demokratet dhe demokratët e Kuçoves te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!”, shkruan Berisha në Facebook.

Kujtojmë se turi i ‘Foltores’ nisi fill pasi Lulzim Basha vendosi ta përjashtojë ish-liderin e PD-së nga grupi parlamentar. Gjatë takimeve me demokratët e vendit, Berisha mblodhi firmat e nevojshme për të thirrur Kuvendin Kombëtar, i cili do të mbahet më 11 Dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

 

Të fundit