Flash News

Ditari i Opozitës

Pas dorëheqjes së Bashës, Berisha me ‘Rithemelimin’ gati për turin përbashkues

Pas dorëheqjes së Bashës, Berisha me ‘Rithemelimin’

Lulzim Basha dha dje dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD. Basha deklaroi se do të bëjë një hap pas për t’i dhënë mundësi demokratëve që betejën e zhvillimit ta bëjnë të bashkuar.

Nga ana tjetër, deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit Flamur Noka ka treguar hapin që ish-kryeministri Sali Berisha pritet të marrë pas largimit të Bashës nga kreu i PD.

Për Ora News, Noka tregoi se ish-kryeministri bashkë me Komisionin e Rithemelimit do të nisin një tur përbashkues në të gjithë Shqipërinë.

“Demokratët po kërkojnë bashkim. Sali Berisha së bashku me Komisionin e Rithemelimit do të ndërmarrë një tur përbashkues. Dera është e hapur. 5 pengjet që janë brenda në bunker, derën e kanë të hapur. Ne nuk jemi si brava, nuk përjashtojmë askënd. Kushti i vetëm është vota dhe sovrani. Hajde bashkohemi dhe ecim për të rrëzuar regjimin”, u shpreh Noka.

Të fundit