Flash News

Ditari i Opozitës

Pas dorëheqjes së Bashës, Kulluri shpall kandidaturën për kreun e ri të partisë: 4 pikat për një garë transparente

Pas dorëheqjes së Bashës, Kulluri shpall kandidaturën

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Edvin Kulluri,  ish-anëtar i Kryesisë, ka shpallur kandidaturën e tij për kreun e ri të partisë.

Duke folur në Report tv, Kulluri ka prezantuar platformën e tij, ndërsa thekson se PD duhet reformuar pasi është drejt shpërbërjes. Sipas tij duhet të bëhen zgjedhje vetëm për kreun e ri, por edhe për anëtarët e Kryesisë, Këshillit, por edhe në degët e partisë.  

"Platforma: Ndarjen e pushteteve brenda partisë, forcimin e strukturave, primare për kryetar partie, kandidat për kryetar bashkie e deputet. Të bëhet garë me platforma. (...)Duhet të ketë proces, duhet futur gjithë partia në proces", tha Kulluri 

Katër pikat për një garë transparente sipas Kullurit:

1. Koha e mjaftueshme për të bërë fushatë, 45 ditë. (75 degë ku do bëhen 75 takime)

2. Dorëzimi i menjëhershëm i listës së anëtarësisë që të kemi kontaktet.

3. Debat publik i gjithë kandidatëve për parashtrimin e platformës, për vizonin që ka secili për drejtimin e PD-së

4. Anëtarë, përfaqësues të kandidatëve në komisionet elektorale në parti, edhe në KQZ të partisë edhe në çdo degë që të verifikohet pjesëmarrja e anëtarësisë, mos të vijnë anëtarë të PS-së, mos të vijnë njerëz nga rruga të votojnë për kandidatët tanë.

 

Të fundit