Flash News

Ditari i Opozitës

Pas dy orësh, Monika Kryemadhi del nga SPAK: Erdha për letrat e SHIK-ut

Pas dy orësh, Monika Kryemadhi del nga  SPAK: Erdha për letrat e

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka qëndruar për rreth dy orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ajo është shoqëruar nga vajza e saj, Bora, dhe në hyrje ka deklaruar shkurtimisht për gazetarët se shkaku i paraqitjes së saj ishte "për të marrë letrat e SHIK-ut".

Kryemadhi është aktualisht nën masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa po hetohet nga SPAK për pasuri të dyshuara të pajustifikuara. Kjo vjen pas sekuestrimit të dy vilave të saj në zonën e “Kodrës së Diellit”, një vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Një javë më parë, deputetja e PL-së ankimoi këtë vendim të sekuestrimit, duke e cilësuar të padrejtë. Hetimet pasurore për Kryemadhin lidhen gjithashtu me hetimin e ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, i cili ndodhet nën masa hetimore pas një urdhri të SPAK.

Prokuroria vijon hetimet për të dokumentuar origjinën e pasurive të sekuestruara, ndërsa Kryemadhi dhe avokatët e saj pritet të ndjekin procedurat ligjore për të kundërshtuar akuzat dhe sekuestrimet.

Të fundit