Flash News

Ditari i Opozitës

Pas Fierit dhe Vlorës, ‘Foltorja’ e Sali Berishës shkon në Durrës

Pas Fierit dhe Vlorës, ‘Foltorja’ e Sali Berishës shkon

Pas Fierit dhe Vlorës “Foltorja’ e radhës e ish-kryeministrit Sali Berisha do të jetë në qytetin e Durrësit.

Berisha do të zhvillojë bashkëbisedimin e tij me demokratët të mërkurën në orën 18:00 te Pallati i Kulturës.

Turi i takimeve të Berishës nisi pasi kreu i PD, Lulzim Basha vendosi përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, një vendim që ka hasur kundërshti edhe nga brenda partisë nga disa anëtarë kryesie.

Në fund të takimeve, Berisha synon të mbledhë 1500 firma të delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD që të thirret Kuvendi i jashtëzakonshëm e më pas të mbahet një referendum mbi vendimin e Bashës.

Vendimi solli krisjen e marrëdhënieve mes Bashës dhe Berishës pasi ky i fundit akuzon tashmë kreun e PD se është “peng” i Edi Ramës.

Basha i mohon akuzat dhe justifikoi vendimin se u kërkua nga SHBA pas shpalljes non-grata të Berishës.

 

 

Të fundit