Flash News

Ditari i Opozitës

Pas humbjes në zgjedhje, jep dorëheqjen Sekretari Organizativ në PD

Pas humbjes në zgjedhje, jep dorëheqjen Sekretari Organizativ në
Sahit Dollapi

Dy javë pas zgjedhjeve, ka dhënë dorëheqjen Sekretari Organizativ në PD, Sahit Dollapi. Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi.

Dollapi ishte një ndër emrat më të lakuar gjatë protestave të opozitës, ku dhe u dhunua nga përplasjet me forcat e policisë. Ai e mbante këtë post prej rreth katër vitesh. Më herët, Dollapi ka mbajtur detyrën e drejtorit të UKT-së dhe CEZ-it.

Kujtojmë se nga zgjedhjet parlamentare, PS doli fituese me 74 mandate, PD mori 59 mandate, LSI 4 dhe PSD 3 mandate.

Të fundit