Flash News

Ditari i Opozitës

Pas Këlliçit, Shehaj: Brenda në PD ka njerëz të armatosur, nuk hyjmë se s'duam viktima

Pas Këlliçit, Shehaj: Brenda në PD ka njerëz të

Pas deputetit Belind Këlliçi, ishte Agron Shehaj që denoncoi se në selinë e PD-së ka njerëz të armatosur. Ai tha se kanë informacione dhe kjo është arsyeja pse Komisioni i Rithemelimit nuk po hyn në seli.

Shehaj tha në “Opinion” se nuk dëshirojnë që të ketë të lënduar apo viktima, duke shtuar se përplasjet i dëshiron kryedemokrati Lulzim Basha.

“Në Partinë Demokratike ka njerëz të armatosur. Kemi informacion, e kemi parë. Kjo është arsyeja pse nuk jemi futur brenda PD. Ça na pengon që të futemi brenda dhe të marrim selinë? Kjo është arsyeja, se nuk duam përplasje. Ish-kryetari është personi që ka më shumë interes që të ketë përplasje. Nuk duam viktima, nuk duam të lënduar”, tha Shehaj.

Kujtojmë që pas deklaratës së Këlliçit, policia ka kërkuar pamjet e kamerave të sigurisë në selinë blu, por ende nuk ka një njoftim se çfarë ka rezultuar nga hetimet.

Të fundit