Flash News

Ditari i Opozitës

Pas Këshillit Kombëtar, mësohen zhvillimet e reja në PD; kur pritet të zgjidhen sekretarët, nënkryetarët dhe Kryesia e re

Pas Këshillit Kombëtar, mësohen zhvillimet e reja në PD; kur

Partia Demokratike mbajti Kuvendin Kombëtar këtë fundjavë, i cili zgjodhi anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar dhe miratoi ndryshimet staturore, vetëm ato të propozuara nga kreu i partisë Lulzim Basha. Jashtë Këshillit Kombëtar mbetën Arben Ristani, Edith Harxhi dhe Halim Kosova, të cilët janë kritikë të kryedemokratit Basha.

Mësohet se hapi i radhës do të jetë plotësimi i strukturave drejtuese. Këshilli Kombëtar është organi që përmes votës do të përcaktojë funksionarët e lartë të partisë dhe gjithashtu kryesinë. Sipas ABC-së, ky proces do të mbyllet brenda muajit korrik.

Në ditët e ardhshme do të ketë një mbledhje të Këshillit Kombëtar që do të votojë për nënkryetarët dhe sekretarët e rinj. Ndryshimet statutore parashikojnë që mund të ketë një shtim në Sekretariatin e PD.

Zgjedhjet në këtë parti po zhvillohen bazuar në analizën e grupit të punës për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, ku ndër të tjera është evidentuar edhe fakti se nuk janë arritur objektivat zgjedhorë sipas qarqeve.

Të fundit