Flash News

Ditari i Opozitës

Pas Lefter Allës, Indrit Hoxha paralajmëron arrestimin e një tjetër kryebashkiaku

Pas Lefter Allës, Indrit Hoxha paralajmëron arrestimin e një

Kandidati i Partisë Demokratike në Bashkinë e Vorës, Indirt Hoxha, ka paraljmëruar arrestimin e një tjetër kryebashkiaku socialist, pas vënies në pranga të Lefter Allës.

Hoxha shkruan në Facebook se radhën e ka kryebashkiaku i Vorës, Blerim Shera, për tenderin e pastrimit mbi 2 milionë lekë në të cilin, sipas Hoxhës, Shera ka bërë shkelje në kurriz të takspaguesve.

“273 460 221 milionë lekë ose 2 milionë e 382 mijë euro është tenderi i pastrimit të Bashkisë Vorë, i bërë në shkelje të plotë procedure në kurriz të taksave të qytetarëve, për interesat korruptiv të Edi Ramës. Dosja që do cojë para drejtësisë kryetarin aktual të Bashkisë Vorë dhe do ketë po të njejtin fat si kryetari Bashkisë Bulqizë!”, shkruan Hoxha në Facebook.

Lefter Alla u arrestua mbrëmjen e djeshme nën akuzën e "Shpërdorimit të detyrës", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Shkelje të barazisë në tendera publikë". Bashkë me të në pranga ranë edhe 13 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Bulqizës.

Të fundit