Flash News

Ditari i Opozitës

Pas mbledhjeve me Kryesinë, Basha nis turin e takimeve me krerët e degëve

Pas mbledhjeve me Kryesinë, Basha nis turin e takimeve me krerët e

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një sërë aktivitetesh intensive jo formale, me qëllim përmbushjen e objektivave të vendosura dhe përgatitjen e strukturave, për të vijuar aksionin politik të miratuar në Kuvendin e 18 Dhjetorit.

Mësohet se kreu i demokratëve është takuar ke kryetarët e disa degëve të PD-së, pas takimeve me Kryesinë dhe grupin parlamentar të PD-së.

Ndërkohë mësohet se Basha ka nisur një tur takimesh, duke e filluar nga sot me Dibrën.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, krydemokrati i kërkoi anëtarësisë të zbresin në terren në funksion të organizimit dhe përgatitjes së partisë për zgjedhje.

Të fundit