Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër mblidhet Kryesia e PD-së (Ora)

Nesër mblidhet Kryesia e PD-së (Ora)

Nesër në orën 13:00 Kryesia e Partisë Demokratike do të zhvillojë një mbledhje.

Në këtë mbledhje do të mungojë kreu i PD-së, Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Kujtojmë që qytetarët për 3 ditë radhazi janë mbledhur poshtë shtëpisë së Berishës duke protestuar, nën moton ‘O sot o kurrë”.

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë, kreu i PD-së, Sali Berisha para anëtarëve të Kryesisë, është shprehur se pavarësisht tentativës për ta lënë vendin pa opozitës, kjo gjë nuk ndodhi dhe sipas tij, pozita erdhi duke u fuqizuar gjithnjë e më shumë.

Berisha ka deklaruar më tej se reagimi i Ramës dëshmon tmerrin që ai ka nga opozita e vërtetë, teksa e ka konsideruar kreun e qeverisë si një hajdut dhe diktator.

Berisha iu kërkoi anëtarëve të Kryesisë të shumëfishojnë përpjekjet e tyre, të mendojnë çdo ditë se çfarë do t’i bëjnë sot armikut në pushtet.

Të fundit