Flash News

Ditari i Opozitës

Pas protestës, Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit rikthehen në PD, Basha i vë drynin portës

Pas protestës, Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit rikthehen në PD,
Porta hyrëse e selisë e kyçur

Një ditë pas protestës, ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit, do të rikthehen në selinë blu.

Komisioni njoftoi një deklaratë për mediet në orën 14:00 nga godina opozitare. Por vetëm disa çaste pas njoftimit, portës hyrëse të selisë i është vënë dryni, çka nënkupton se hyrja për Komisionin e Rithemelimit është ndaluar.

Pritet për t’u parë se çfarë do të ndërmarrë ish-kryeministri.

Kujtojmë se protesta e zhvilluar dje kulmoi me momentin kur protestuesit arritën të thyejnë rrethimin e godinës, duke depërtuar në katin e parë të selisë. Kundrejt turmës u hodh gaz lotjsellës, si edhe pati të plagosur me sende të forta.

Ndërkohë sot policia njoftoi se janë arrestuar 34 protestues, ndërsa janë vënë nën hetim Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe deputeti Flamur Noka.

Të fundit