Flash News

Ditari i Opozitës

Pas shkarkimit nga Kryesia, Basha i heq dhe si drejtues politikë mbështetësit e Berishës

Pas shkarkimit nga Kryesia, Basha i heq dhe si drejtues politikë

Pasi i shkarkoi nga Kryesia dhe sekretariatet, kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë një tjetër vendim për demokratët që kanë dalë në mbështetje të ish-liderit Sali Berisha.

Sipas "ABC news", të gjithë përfaqësuesit pro Berisha nuk do të jenë më në krye të qarqeve. Në këtë mënyrë, Edi Paloka, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Bujar Leskaj, Aldo Bumçi, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka nuk do të jenë më drejtues politik. Tashmë pritet dhe zëvendësimi i tyre.

Drejtuesit politik që u larguan:

Edi Paloka- Durrës
Edmond Spaho- Korçë
Tritan Shehu- Gjirokastër
Bujar Leskaj- Vlorë
Aldo Bumçi- Tirana 1,12 dhe 14
Agron Shehaj- Tirana 5 dhe 7
Albana Vokshi- Tirana  9 dhe 11
Belind Këlliçi- Tirana 6, 13, 15 dhe 16
Flamur Noka- Kamëz, Paskuqan dhe Vorë

 

Të fundit