Flash News

Ditari i Opozitës

Pas SPAK-ut, PD shkresë zyrtare KLGJ dhe ILD: Largoni nga detyra Irena Gjokën!

Pas SPAK-ut, PD shkresë zyrtare KLGJ dhe ILD: Largoni nga detyra Irena

Grupi Parlamentar i PD-së i ka drejtuar një kërkesë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që të shkarkojnë nga detyra gjyqtaren Irena Gjoka.

Kërkesa erdhi pas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme sot lidhur me provën mbi dënimin e gjyqtares në Greqi.

Në kërkesën zyrtare të grupi parlamentar të PD theksohet se, gjyqtarja Irena Gjoka nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, sepse “cenohet interesi publik, vetë sistemi i drejtësisë, besimi i qytetarëve tek institucionet e pavarur të drejtësisë dhe interesat financiare të shtetit shqiptar”. 

“Deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, shprehin shqetësimin e thellë, për mosveprimin në kohë të KLGJ dhe ILD, që po sjell pasoja të rënda dhe të parikuperueshme në sistemin gjyqësor. “Bazuar në dispozitat kushtetuese dhe ligjore të sipërcituara, si dhe në konfirmimin e bërë zyrtarisht nga Prokurori i Përgjithshëm, mbi faktin se gjyqtarja e posaçme znj.

Irena Gjoka rezulton e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, fakt të cilin ajo e ka mbajtur të fshehur dhe nuk e ka deklaruar në disa dokumente zyrtare, siç e kishte detyrim, e vendos atë jo vetëm përpara kryerjes së veprës penale të parashikuar në nenin 190 të Kodit Penal, por mbi të gjitha në pamundësinë kushtetuese dhe ligjore për të ushtruar funksionin kushtetues të gjyqtarit të Republikës.  Përkatësisht, ajo ndodhet në kushtet kushtetuese dhe ligjore ku Këshill duhet të deklarojë me vendim mbarimin e statusit të magjistratit apo kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë duhet të kërkojë shkarkimin nga detyra për “sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit”.

Ky konstatim duhet të kishte ndodhur, jo më vonë se 2 javë nga marrja e njoftimit për shkakun e pazgjedhshmërisë/papajtueshmërisë, por deri më tani Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, nuk kanë vepruar, edhe pse Prokurori i Përgjithshëm prej muajsh publikisht dhe në seancat dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë ka informuar se fakti i dënimit ishte konfirmuar nga autoritetet përkatëse greke”,  thuhet në letrën e firmosur nga Gazment Bardhi.

Të fundit