Flash News

Ditari i Opozitës

Pas takimit me kandidatët, Bashës i shkon në zyrë Fatmir Mediu

Pas takimit me kandidatët, Bashës i shkon në zyrë Fatmir

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka shkuar në selinë blu, ku po zhvillon një takim individual me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Mediu është shfaqur në selinë blu menjëherë pas përfundimit të takimit mes Bashës dhe kandidatëve demokratë të zgjedhjeve të 25 prillit. Në fokus të diskutimit mes Bashës dhe kreut të Republikanëve janë zgjedhjet parlamentare, ku kryedemokrati ka deklaruar se nuk do e njohë rezultatin.

Fatmir Mediu mori mandatin e deputetit, pasi ishte renditur në vend të 7 në listën e PD-së në Qarkun e Tiranës.

Pas humbjes në zgjedhje, filloi një përçarje mes Bashës dhe disa prej aleatëve, si me LSI-në, kreun PAA-së Agron Dukën, apo edhe me kreun e PDK-së, Nard Ndokën.

Të fundit