Flash News

Ditari i Opozitës

Kryeministri në Elbasan, Bardhi: Rama konfirmoi se këto zgjedhje janë për Lucën e mercenarin e tij politik Balla

Kryeministri në Elbasan, Bardhi: Rama konfirmoi se këto zgjedhje

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Gazment Bardhi ka bërë një reagim pas takimit të Ramës me skuadrën e PS për zgjedhjet  e 25 prillit.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi thotë se kryeministri Rama konfirmoi sot se këto zgjedhje janë, sipas tij, për Gjergj Lucën dhe Taulant Ballën.

 “Jemi me njerëzit, dhe do të jemi portreti dhe zëri i tyre pas 25 Prillit," - tha ndër të tjera Bardhi në postimin e tij.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Edi Rama erdhi sot në Elbasan dhe e konfirmoi se sipas tij, këto zgjedhje janë për oligarkun Gjergj Luca dhe mercenarin e tij politik, Taulant Balla.

Këto zgjedhje kanë të bëjnë me njerëzit, me hallet e tyre, me papunësinë, varfërinë ekstreme, me mungesën e shanseve, me braktisjen totale nga qeveria.

Zgjedhjet janë një moment për të ndryshuar modelin e politikës, ku ata që marrin pushtet të shërbejnë e t'i kthejnë besimin qytetarëve me punë dhe projekte zhvillimi.

Ne nuk hyjmë në këtë garë me dhe për Gjergj Lucën. Kjo është alternativa e Edi Ramës.

Jemi me njerëzit, dhe do të jemi portreti dhe zëri i tyre pas 25 Prillit.

#ShqipëriaFITON

Edi Rama erdhi sot në Elbasan dhe e konfirmoi se sipas tij, këto zgjedhje janë për oligarkun Gjergj Luca dhe mercenarin...

Posted by Gazment Bardhi on Sunday, March 21, 2021

Të fundit