Flash News

Ditari i Opozitës

Pas Tiranës, Fierit dhe Vlorës, Berisha zhvendos sot “Foltoren” në Durrës

Pas Tiranës, Fierit dhe Vlorës, Berisha zhvendos sot

Ish-lideri i PD-së Sali Berisha do të mbajë sot “Foltoren” e tij të katërt në qytetin e Durrësit. Me një postim në Facebook, i shfaqur krah kryetarit dhe të rinjve të FRPD-së në Durrës, Berisha fton të gjithë simpatizantët t’i bashkohen.

“Me Artion Bajramin, kryetarin dhe te rinjte e FRPD se Durresit. Ftoj te rinjte e Durresit te marrin pjese ne Foltoren “Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur” qe mbahet sot ne ora 18:00 ne Pallatin Akeksander Moisiu. Vetem te bashkuar fitojme!,” shkruan Berisha në Faceboook.

Pas “Foltores” në Tiranë, Fier dhe Vlorë, sot Berisha do të mbledhë demokratët e Durrësit, në kuadër të turit të tij për të ringritur dhe forcuar Partinë Demokratike, sikurse ka theksuar edhe vetë ish-lideri.

Të fundit