Flash News

Ditari i Opozitës

Pas Veliajt, PD padit në SPAK Emiriana Sakon: Çoi Durrësin drejt katastrofës mjedisore

Pas Veliajt, PD padit në SPAK Emiriana Sakon: Çoi Durrësin

Partia Demokratike do të dorëzojë padi penale në SPAK për kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako. Padia vjen pasi Sako refuzoi të përgjigjej në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

Deputetja e PD-së Ina Zhupa u shpreh se Sako e çoi Durrësin drejt një katastrofe mjedisore, pasi pas mbylljes së Porto Romanos, kryebashkiakja nuk mori asnjë masë për depozitimin e mbetjeve, për thuajse një vit e gjysmë.

“Znj.Sako u paraqit ne komisionin hetimor per inceneratoret dhe nuk arriti dot qe ti përgjigjej pyetjeve te komisionit dhe u largua pa dhene përgjigjet, qe kishin nevojat qytetarët e Durrësit dhe gjithë shqiptareve. Sigurisht qe edhe refuzimi per t’iu përgjigjur pyetje edhe kjo është pjese e padisë penale. Skema mafioze e menaxhimit te mbetjeve ne qytetin e Durrësit ka nisur ne datën 10.07.2018 me vendim numër 537 te Këshilli Bashkiak te Durrësit, i cili i drejtohej Komitetit te AKUM PER shpalljen e gjendjes se emergjencës dhe gjetjen e zgjidhjes për sa i përket mbetjeve me qytetin e Durrësit. 10.07.2018 ku ishte evidentuar dhe me pas mbyllja e Porto Romanos dhe nevojës për te depozituar mbetjet e qytetit te Durrësit ne një qytet tjetër, deri në 10.06.2019, nuk është bere asgjë. Një vit e gjysmë që Emiriana Sako me veprimet dhe mosveprimet e saj, ka çuar Durrësin drejt nje katastrofe mejdisore, duke mirë menduar qe kjo t’i shërbejë aferës se inceneratorëve”, tha Zhupa.

Dje, deputetja dhe kryetarja e Komisionit të Inceneratorëve deklaroi kallëzimin penal që do t’i dorëzohej SPAK-ut për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për dëshmi të rreme.

Të fundit