Flash News

Ditari i Opozitës

Pas zgjedhjes së Kryesisë, PD thërret sërish Këshillin Kombëtar më 3 qershor. Rendi i ditës

Pas zgjedhjes së Kryesisë, PD thërret sërish Këshillin

Vijojnë zhvillimet në kampin blu. Këshilli Kombëtar do të mblidhet sërish në datën 3 qershor, ora 17.00.

Kështu ka bërë me dije drejtuesi i Këshillit, Edi Paloka. Ky i fundit thotë se në rendin e ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera.

“Njoftim për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike! Ditën e premte, më datë 3 qershor, ora 17.00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.

Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD”, shkruan Paloka.

Ndërkohë sot Këshilli u mblodh për të zgjedhur Kryesinë e re të PD-së. Kjo e fundit përbëhet nga 20 anëtarë.

Pas zgjedhjes së Kryesisë, PD thërret sërish Këshillin

 

Të fundit