Flash News

Ditari i Opozitës

Pas zyrtarizimit të kandidaturës, Açka reagon ndaj lajmeve: Nuk kam abuzuar kurrë me fjalën

Pas zyrtarizimit të kandidaturës, Açka reagon ndaj lajmeve: Nuk
Shkrimtarja Flutura Açka

Shkrimtarja Flutura Açka, e cila është pjesë e listave të PD për 25 prillin ka shpërndarë në Facebook një titull lajmi, që lidhet me një deklaratë të saj, ndërsa mbi të shkruan se "Nuk kam abuzuar kurrë me fjalën".

Bëhet fjalë për një intervistë që ajo ka dhënë për "Abc neës", ku flet për kandidimin e saj në zgjedhjet parlamentare.

Ndërkohë kjo intervistë është marrë nga një media tjetër, por mesa duket Açka nuk është dakord me titullin e lajmit dhe pretendon se deklarata e saj është deformuar.

Shkrimtarja e njohur do të kandidojë në qarkun e Elbasanit dhe është e renditur e dyta në listë.

Pas zyrtarizimit të kandidaturës, Açka reagon ndaj lajmeve: Nuk

Të fundit