Flash News

Ditari i Opozitës

“Pashë një shigjetë teke dhe disa bishta”, Bardhi ironizon tryezën e Bashës

“Pashë një shigjetë teke dhe disa bishta”, Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka komentuar tryezën e mbledhur sot nga Lulzim Basha, "Harku Opozitar Euro-Atlantik", ku i pranishëm ishte dhe ish-presidenti Bamir Topi.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Bardhi tha me ironi se vetëm hark nuk kishte parë, por vetëm një shigjetë teke dhe disa bishta.

Vetëm hark nuk pashë, pashë një shigjetë teke dhe disa bishta. Nuk kam ndërmend të komentoj, secili është i lirë të bëjë çfarë të dojë. E vetmja lutje që kam ndaj tij është t’i rikthehet opozitës, nuk mund të realizosh tryeza kundër opozitës dhe së treti, kur të ushtrosh një funksion publik, nuk duhet të jesh i përfolur për korrupsion.

Një tryezë që mbledh apo mban në krahë që kur kanë ushtruar detyrë të larta përmenden nga progres raporti si të përfshirë apo të dyshuar në procese korruptive nuk kanë për të qenë ndonjëherë krah meje apo PD”, tha Bardhi.

 

Të fundit