Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj kërkon produktin e komisionit të "Zgjedhores", Çuçi e quan "burim" të dështimit të reformës

Alibeaj kërkon produktin e komisionit të "Zgjedhores",

Si bashkëdrejtuesi i një komisioni të dështuar për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj nuk e konsideron seancën e sotme plenare rikthim në normalitet.

Kur pothuajse për dy vite, komisioni që ai bashkëdrejtonte nuk prodhoi asgjë sa i përket ‘Zgjedhores’, Alibeaj pranoi hapur se puna e tij boshe solli dështim. Ai kërkoi që sot, në afatin e fundit të Komisionit të Zgjedhores, Parlamenti të deklarohet qoftë edhe të pranojë dështimin, duke hedhur akuza për pazare mes PD dhe PS.

“Do duhet të jetë një parlament me normalitet real, anormaliteti vijon sepse gjithë salla hesht për një ngjarje që do duhet të ndodhte sot. 21 Mars, dita e fundit e Komisionit të Reformës Zgjedhore, nuk e shoh as zotin Gjiknuri. Duket fare qartë se cili është pakti, të heshtim. Zonja kryetare, ky parlament e ka për detyrë të deklarojë edhe dështimin po të doni ju të reformës ku detyrën kryesore e keni ju për ta nxjerrë sot në rend dite produktin, projektligjin e depozituar nga ana e PD këtu e 5 muaj më parë.

Ky është normalitet, ky është sinqeritet. Ne e kemi depozituar variantin tonë të reformës zgjedhor, lista të hapura, votim elektronik, votën e diasporës, që o bëhet sot ose nesër është vonë. Kërkesa ime është që sot të marim kurajo dhe të votojmë, edhe kundër, e rëndësishme është që t’u flasim shqiptarëve siç duhet”, tha Alibeaj.

Akuzave për pazare dhe dështim të Alibeajt, iu përgjigj kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi.

Socialisti ia tha hapur Alibeajt se qartazi ai është arsyeja e dështimit dhe se pse sot nuk ka një produkt të Reformës Zgjedhore.

“Aksion absurd dhe marrëzi katër muajt  e fundit, kanë nisur të lexojnë sondazhet, pavarësisht nga arsyeja që i ka bërë të rikthehen në normalitet mbetet për t’u përgëzuar një jetë normale në Shqipëri një vend që shumë shpejt pritet të bëhet vend anëtar i BE, për fat të keq po presim produktin përfundimtar të këtij komisioni pro duket nga deklarimet e zotit Alibeaj që nuk do të ketë një produkt përfundimtar për mendësinë që e kanë trajtuar, kur pakica vjen me një draft dhe thotë këto janë kushtet tona ky është brumi i dështimit të këtij komisioni, presim rekomandimet e këtij komisioni, ka rekomandime që nuk i takojnë vetëm parlamentit por edhe administrimit që lidhen me rekomandimet e OSBE-Odihr”, tha Çuçi.

Të fundit