Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha me 'Rithemelimin' mbërrijnë në PD, takim me Alibeajn dhe Bardhin

Berisha me 'Rithemelimin' mbërrijnë në PD, takim me

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit janë nisur drejt selisë të Partisë Demokratike, pasi gjykata e Tiranës vendosi të njohë statusin dhe vendimet e marra nga Kuvendi i 11 Dhjetorit. Mësohet se po zhvillohet një takim mes Enkelejd Albeajt dhe Gazment Bardhit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, Flamur Noka, Ivi Kaso, Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi dhe të tjerë, kanë mbërritur dhe janë futur brenda selisë së PD, ku pritet të zhvillojnë mbledhje.

Kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, e konsideroi vendimin e gjykatës pa prova dhe njoftoi se do të depozitojnë ankimim dhe kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj gjyqtarit të çështjes. I pyetur nëse do të lironin selinë, Alibeaj tha se do të prisnin vendimin e gjykatës së Apelit.

Kërkesën për njohjen e statutit të Kuvendit të 18 Dhjetorit, PD e dorëzoi 24 orë para se të shqyrtohej statusi i Berishës. PD i ka kërkuar Apelit të njohë bashkë me statusin e 17 korrikut të 2021, edhe atë të 18 Dhjetorit.

Të fundit