Flash News

Ditari i Opozitës

Pasi mori vulën, Berisha thirrje deputetëve të Bashës: Vendi juaj është tek elektorati i PD

Pasi mori vulën, Berisha thirrje deputetëve të Bashës: Vendi

Kreu i PD, Sali Berisha u ka drejtuar një thirrje deputetëve të PD që ende nuk janë në grupin e demokratëve, një ditë pasi Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon e PD. 

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se u bën thirrje miqësore deputetëve që iu bashkuan Lulzim Bashës dhe u thotë se "vendi juaj është tek elektorati i PD. Jeni të mirëpritur!"

Berisha: Asgjë nuk mund të ndajë demokratë e betuar për të qenë opozitë e vërtetë.
Deputetëve të PD që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD.
Mos harroni kurrë se me këtë logo, me këtë flamur keni bërë të gjithë fushatën.
Se dhjetëra mijëra zgjedhës u votuan ju me këtë flamur, ndaj dhe jeni të mirëpritur.
Jeni të mirëpritur në gjirin e grupit parlamentar të PD.
Beteja e madhe është përpara.
Të harrojmë dhe arkivojmë njëherë e mirë betejën njëri me tjetrin.
T’i përvishemi Edi Ramës në emër të atyre qindra e mijëra shqiptarëve që vuajnë nën regjimin e tij.
Përgëzoj të gjithë ata demokrate e demokratë, të cilët që sot kanë marrë dhe po marrin vendimet e duhura.
I garantoj se beteja dhe fitorja do të jetë fati ynë!

Të fundit