Flash News

E-TJERA

“Pastrimi i parave po krijon imazh të pasigurt për tregun”, AmCham: Qeveria të heqë dorë nga pasaportat e arta dhe amnistia

“Pastrimi i parave po krijon imazh të pasigurt për

Dhoma Amerikane e Tregtisë evidenton si një problem serioz për ekonominë, pastrimin e parave. Sipas saj, kjo krijon një imazh të pasigurt për tregun, duke larguar investitorët.

Në një konferencë, kreu i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Enio Jaço theksoi se Shqipëria mbetet në listën gri të pastrimit të parave. Më tej theksoi se duhet të luftohet informaliteti.

Sikurse është shprehur edhe më herët, Jaço kërkon që qeveria të tërhiqet nga nismat si amnistia fiskale dhe pasaportat e arta.

“Sugjerojmë të frenohen politika që bien ndesh me çështje si amnistia fiskale apo pasaportat e arta. Këto nuk ndihmojnë në situatën gri, ku Shqipëria është. Në zonën e zezë janë Mianmari, Korea e Veriut dhe Irani dhe nuk besojmë se duhet të shkojmë në këtë rrugë. Duhet një luftë e jashtëzakonshme ndaj informalitetit”, tha ai.

Të fundit